Babai i Granit Xhakës pas suksesit historik: Ëndërr e bërë realitet, jam baba krenar

Dita e sotme i përket e tëra ceremonisë së “Topit të Artë” dhe lojtarëve që ishin pjesë e listës prej 30 të nominuarve për këtë çmim.

Edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka ishte pjesë e kësaj liste.

Bëjeni një herë dhe do të shpëtoni nga dhimbjet e gjurit!
Ai përfundoi në renditje si i 16-ti në listë, duke lënë emra të mëdhenj të futbollit botëror e europian.

Pas këtij suksesi historik, reagoi edhe babai i Granitit, Ragip Xhaka në një postim në rrjetin social “Instagram”.

Ai thotë se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

“Granit Xhaka në top 16 për Topin e Artë – Një ëndërr e bërë realitet për një babë krenar!

Sot zemra ime rreh më fort se kurrë, sepse biri im, Graniti, është renditur në vendin e 16-të për Topin e Artë. Ky është momenti kur ëndrrat tona, sakrificat dhe përkushtimi shndërrohen në një realitet. Graniti është një shembull për çdo të ri që synon majat!

Nga thellësia e zemrës, faleminderit që më bën krenar çdo ditë. Të dua, biri im, dhe gjithmonë do të jem me ty në çdo hap të rrugës tënde!”, thuhet në postimin e tij.

Lexo edhe:  Tre të vdekur e 661 raste pozitive me covid për 13 ditë