Nesër varroset Auron Myftari që u vra nga vëllai, familja thotë se nuk do të hap të pame

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën në mbrëmje në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet. Për motive akoma të panjohura, Gent Myftari theri për vdekje me thikë vëllain e tij, Auron Myftarin, te banesa e tyre në rrugën “Tirana”. Viktima dhe dorasi janë vëllezër të regjisorit kosovar, Agron Myftarit.

Përmes një postimi në Facebook, Agroni njoftoi se nesër i jepet lamtumira e fundit Auronit, në orën 12:00.

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri. Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza.” – shkroi Myftari.

Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Genti po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, Auronit – duke e therur disa herë me thikë, te kompleksi banesor ku ata jetonin.

Lexo edhe:  Operacioni “Goditja”, Policia për një javë arrestoi 96 persona e konfiskoi 37 armë