Sulmohet kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, Policia e dërgon në spital

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Kurmahaj ka thënë se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia e ka dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Sipas tij, Muhaxheri është sulmuar nga një person.

“Informata është ende jo zyrtare, por ka qenë i sulmum fizikisht në mëngjes nga një person edhe policia e ka dërgu Kryetarin në Spital për me pa natyrën e lëndimeve. Tash prokuroren e dërgova në vend të ngjarjes dhe të kontakton direkt me kryetarin. Personi që e ka sulmu është ndalu dhe tani do të vazhdojmë me masa ndaj tij”, ka deklaruar Kurmehaj për Express.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Lexo edhe:  Drenicasit nuk i ndahen bixhozit: Policia zbulon një lokal ku luhen ilegjalisht “lojërat e fatit”