Izraeli sulmon Iranin
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se po kryejnë atë që e quajnë “sulme precize” kundër objektivave ushtarake në Iran.
Ushtria izraelite deklaroi se këto sulme ishin një përgjigje ndaj “sulmeve të vazhdueshme për muaj me radhë nga Irani.”
“Në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit, tani Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) po kryen sulme precize ndaj objektivave ushtarake në Iran”, tha një zëdhënës i IDF-së përmes një video-deklarate.
“Regjimi në Iran dhe përfaqësuesit e tij në rajon kanë sulmuar pamëshirshëm Izraelin që nga 7 tetori në disa fronte, duke përfshirë edhe sulmet e drejtpërdrejta nga toka iraniane”, shtoi ai.
©️ CNN