Vendosja e kryqit në Podujevë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vendosjen e një kryqi në Bajçinë të Podujevës.

Persona ende të panjohur dje kanë vendosur një kryq gjigant afër disa varrezave të fshatit, ndërsa kjo ka alarmuar menjëherë banorët e zonës.

Rasti është denoncuar menjëherë në polici e cila ka intervistuar një person ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Lidhur me rastin e lartcekur është intervistuar një mashkull kosovar, po ashtu është informuar edhe prokurori kompetent dhe rasti i nënshtrohet procedurave përkatëse policore për hetime të mëtejme”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  “Nëse t’shoh kam me t’mbytë”/ Ferizajasi kërcënon ish-bashkëshorten, përfundon në ndalim policor