Aksident me fatalitet në Kamenicë, vdes një 33 vjeçar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Kamenicë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër.

Pas marrjes së ndihmës mjekësorë ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Kapen duke garuar me automjete, Policia në Gjakovë i dënon me nga 500 euro dhe ua merr patentat