Ambasadori gjerman ngjitet majën e Moknës: Një tjetër shëtitje e paharrueshme, patëm fat me motin

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, çdo fundjavë pothuajse frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës. Sot ai është ngjitur me një grup në majën e malit Mokna.

Rohde ka thënë se kjo shëtitje ka qenë e paharrueshme dhe ka falënderuar klubin lokal të hiking për përkrahjen dhe udhëzimet.

“Një tjetër shëtitje e paharrueshme me një grup mahnitës në një tjetër cep të bukur të Kosovës.Faleminderit klubit lokal të hiking për mbështetjen + udhëzimin dhe ditën e mrekullueshme në natyrëKësaj radhe, kemi qenë me fat me motin, duke shijuar majën e malit Mokna në diell”, ka shkruar Rohde.

Lexo edhe:  Kiara tregon nëse do t’i ftojë në dasmë Arbërin dhe Zhaklinën pas sherrit me opinionistët