E rëndë: Burri në Shtime pëson plagë tejshpuese në kokë duke punuar me ‘burgi’, dërgohet pa vetëdije në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten në Shtime, ku një person pësoi lëndime të rënda derisa ishte duke punuar te shtëpia e tij dhe u dërgua pa vetëdije në QKUK. Viktima fillimisht u trajtua në QKMF, e më pas u transferua në Prishtinë, për shkak të gjendjes serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia dhe kanë bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Siç mëson Sinjali, viktima ka pësuar lëndime në kokë, ku në bazë të informacioneve të para, bëhet fjalë për plagë tejshpuese që i pësoi derisa ishte duke punuar me një ‘burgi’ (turjelë – Vegël për të hapur vrima në dru e në metale e në sende të tjera të forta).

Në gjendje kritike, burri nga Shtimja u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe pa vetëdije është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Akoma nuk dihet nëse gjendja shëndetësore e tij është stabilizuar, por që i njëjti i është nënshtruar intervenimeve.

Lexo edhe:  Qentë endacak kafshojnë një grua në Prishtinë