Aksident i rëndë në Turqi: Rrokulliset autobusi, gjashtë të vdekur dhe 25 të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe 25 të tjerë janë lënduar pasi një autobus është rrokullisur në krahinën qendrore të Turqisë, Aksaray.

Ky aksident ka ndodhur të premten, raporton Reuters.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë një sërë ambulancash, policia dhe zjarrfikësit.

Guvernatori i Aksarayt, Mehmet Ali Kumbuzoglu ka thënë se autobusi i aksidentuar po udhëtonte drejt Kapadokia nga Balukesir.

“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve të para kemi 25 të lënduar”, ka potencuar ai.

Hetimet në lidhje me këtë aksident tashmë kanë filluar.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në mes të Prishtinës, bëhen "llom" motoristi me Golf 2