E rëndë: 21-vjeçarja nga Ferizaj tenton të bëjë vetëvrasje, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në rrugën “Azem Bejta” në Ferizaj ku një 21-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar sasi të madhe të medikamenteve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur viktima u dërgua në spital pasi iu përkeqësua gjendja, si pasojë e konsumimit të barnave për qetësim. Viktima u dërgua në Emergjencën e Ferizajt nga familjarët, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK për trajtimin e mëtutjeshëm.

Pasi Policia është njoftuar lidhur me rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes, por ende s’janë bërë të njohura motivi apo detajet e tjera të këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe është iniciuar rasti si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta një pjesëtar i Policisë së Kosovës