Zbulohet telefonata nga hoteli, kur dikush thirri Policinë pasi Liam Payne po sillej në mënyrë të çrregullt
Gjatë ditës së sotme është publikuar një audioincizim ku tregon një menaxherin e hotelit teksa fliste me Policinë dhe ankohej se dikush po thyente gjera në dhomë dhe po prishte qetësin.
Kjo telefonatë e menaxherit ndodhi pak minuta para se ylli i muzikës, Liam Payne të hidhej nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte, shkruan The Sun.
Ish-ylli i One Direction po “sillej në mënyrë të çrregullt” dhe madje u dërgua përsëri në dhomën e tij të hotelit para vdekjes së tij.
31-vjeçari vdiq tragjikisht pasi ra nga katin i tretë i hotelit në Buenos Aires të mërkurën në mbrëmje.
Ai po qëndronte në Hotel CasaSur në lagjen e Palermos dhe ishte me të dashurën e tij.