“Serbët kishin respekt për ne…”, Valon Behrami për humbjen e Zvicrës mbrëmë

Kombëtarja e Zvicrës mbrëmë pësoi humbje ndaj Serbisë me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Ish-futbollisti i “Helvetikëve”, Valon Behrami ka analizuar ndeshjen e mbrëmshme gjatë një interviste për 20.min, shkruan Indeksonline

Behrami tha se humbja ndaj Serbisë është shumë e rëndë.

“Humbja ndaj Serbisë është e rëndë. Fazën hapëse të ndeshjes e kishim të mirë. Serbët kishin respekt për ne. Mund të vërehej kujdesi i tyre, përmbajtja. Kanë luajtur njëjtë ndaj Spanjës. Por ne kemi dështuar të shfrytëzojmë frikën e tyre”, u shpreh Behrami

Kujtojmë që kjo ishte humbja e tretë e Zvicrës në këtë sezon të ri të Ligës së Kombëve.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Digjet një furgon i Policisë në autostradë Podujevë-Prishtinë