Lodhet Mefi: Mos shani me nanë e familje se do ju bllokojë menjëherë
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci si duket është lodhur nga komentet negative dhe ofendimet në rrjetin e tij social Facebook.
Kështu ai vendosi të dal me një kërkesë për qytetarët.
Në Facebook ai tha se nuk i toleron ofendimet dhe gjuhën fyese, derisa paralajmëroi se ata “që shajnë me nënë do të bllokohen”.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Në faqen time jemi të hapur për diskutime, kritika, sugjerime dhe ankesa. Mirëpres çdo mendim tuajin.
Por, dua ta bëj të qartë: ofendimet dhe gjuhët fyese nuk do të tolerohen. Të gjithë ata që shajnë me nënë e familje dhe ofendojnë do të bllokohen menjëherë.
Faleminderit!