Momenti kur kamioni del nga rruga dhe godet veturat në Veternik

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion, e si pasojë e të cilit 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo për Sinjalin.

Në media është publikuar edhe momenti i aksidentit, ku kamioni del nga korsia kryesore dhe godet veturat duke shkaktuar një aksident zinxhiror.

 

Lexo edhe:  Kërkohet ndihmë për shërimin e 14 vjeçarit Granit Sylejmani nga Mitrovica, u operua 14 herë, i duhen 45 mijë euro për shërim