Po përdorej për të strehuar qytetarët, uragani “Milton” shemb çatinë e stadiumit gjigand në Florida
Pjesë të çatisë së një stadiumi bejsbolli me kapacitet prej 42,000 personash në Florida janë shkëputur nga uragani Milton.
Ndërsa erërat me shpejtësi prej 205 km/h që goditën Shën Petersburgun, pjesë të çatisë së stadiumit të bejsbollit Tropicana Field u shkatërruan.
Stadiumi po përdorej si një strehë për një pjesë të qytetarëve, por nuk raportohet për të lënduar, sipas mediave lokale.
Stadiumi është shtëpia e ekipit të Tampa Bay Rays, që militon në MLB.