Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të jetë mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu, ndërsa temperatura maksimale mund të ndodhë të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale ku rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu. Temperaturat shënojnë rritje sërish deri afër 30 gradë Celsius në viset më të ngrohta të Shqipërisë.

Të Premten na pret mot më i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave. Pasdite lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, por nuk priten reshje në të gjitha viset tona, pra priten reshje të karakterit lokal. Temperaturat do të shënojnë ulje me ardhjen e vranësirave.

Fundjava me përmirësim dhe stabilizim gradual të motit, por me ulje kryesisht të lehta të temperaturave. Nga e diela temperaturat shënojnë rritje progresive./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Pasi ia dogjën garazhën, gazetari i RTK-së merr një mesazh tjetër kërcënues: Mos ha m** shumë