Bedri Hamza: Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Çmimet, pagat, siguria sociale, shëndetësia dhe arsimi ishin vetëm disa prej shqetësimeve që Kandidati për Kryeministër i PDK-së i ka diskutuar sonte me qytetarë të Prizrenit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjete sociale, ku shihen me qindra qytetarë si pjesë e tubimit të tij në Prizren, Hamza ka thënë se Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Në qytetin historik të Prizrenit, me shumë qytetarë të bashkuar për ta bërë Kosovën më të mirë.
Çmimet, pagat, siguria sociale, shëndetësia dhe arsimi ishin vetëm disa prej shqetësimeve të tyre. Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Hamza ka ditë që filluar një komunikim interesant me qytetarë përmes disa punëtorive nëpër komuna dhe grumbullimit të ideve të qytetarëve për programin e tij politik, një fushatë jotradicionale kjo që po e bën njëfarë dallimi ndërmjet kandidatëve për kryeministër.

https://www.facebook.com/share/p/RNDGScRBWhbdzY1o/

Lexo edhe:  Argjendari italian vret me armë dy grabitësit që i bastisën dyqanin