“Duhet me iu q* robtë kallash” – E publikoi videon në TikTok ku kërcënoi policët, ky është i riu i arrestuar

Rastet e kanosjeve, sulmeve verbale e fizike ndaj zyrtarëve policorë janë goxha të shpeshta. Qoftë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare, policët jo rrallëherë ballafaqohen me situata të tilla, ku iu vështirësohet puna e iu kërcënohet jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundmi në fshatin Saradran të Istogut, Policia ka arrestuar një person, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Incidenti është zbuluar pasi i dyshuari i rastit kishte publikuar një video në TikTok ku kishte kërcënuar disa zyrtarë policorë, që po kryenin detyrën për realizimin e një urdhërese.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që ia bëri gropën vetes, duke publikuar pamjet ku dëgjohej duke kërcënuar është Gentonis Madanaj, rreth 27-vjeçar.

Sinjali ka mësuar se ai po dyshohet që ka ka kanosur policët me fjalët “duhet me iu q* robtë këtyre m* të Istogut, me kallash nëse vijnë prapë”.I gjithë rasti kishte ndodhur kur Policia ka shkuar te shtëpia e tij dhe pamjet e kamerave të sigurisë të asaj dite, i dyshuari i kishte publikuar më pas në TikTok.

Si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të njëjtin, e më pas është dërguar në spital pasi i është përkeqësuar gjendja.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e hetimit.

Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

Lexo edhe:  Familja nga Prishtina shpëton mrekullisht në Çitak të Skënderajit, shikojeni ku ka përfunduar vetura