Qeveria zhgënjen tej mase punëtorët e “Trepçës”, ua ekzekuton vetëm 51% të pagës përkundër angazhimit të madh dhe ndryshimeve që ndodhën
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka njoftuar se punëtorët e ndërmarrjes janë zhgënjyer tej mase. Kjo pasi që në pagat që janë ekzekutuar sot janë kompenzuar me vetëm 51% të pagës.
Sindikata e ka vlerësuar si ofendim ndaj minatorëve këtë vendim.
Postimi:
“Të nderuar minatorë,
Sot kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersen që kemi derdhur, edhe një herë tjeter u zhgënjyem duke u kompenzuar vetem 51% e pagës.
Deri kur do të vazhdojë një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?!
Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kunderligjshem dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetem dhënia e hapsires së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten.
Por secili duhet të kuptoj se mjaft është mjaft.
Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve sic është e drejta në pagë, përkundër se para 1 muaji Qeveria e Reublikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça” Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore.
Cili është arsyetimi logjik i menaxhmentit, që përkundër këtyre të hyrave marramendese të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të till mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjëherë.
Shpresojmë që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marrë me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave. Ashtu që loja me bukën e minatorëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet t’i kryejë detyrat e tyre”, thuhet në reagimin e sindikatës së “Trepçës”.