Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh

Të shtunën, më 12 tetor në Leskovc do të zhvillohet përballjes në mes të Serbisë dhe Zvicrës e cila luhet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje përherë është interesante dhe ngjallë emocione për shkak të futbollistëve shqiptarë që luajnë në kombëtaren helvetike.

E për lojën foli trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviq, në një konferencë për media.

Ai e vlerësoi lart kapitenin e kombëtares zvicerane, Granit Xhakën.

Stojkoviq tha se Xhaka është një lojtar i madh.

“Zvicra ka ekip solid. Ka kontinuitet dhe është kompakte. I ka të gjitha që një ekip duhet t’i ketë. Ka lojtarë kualitativë. Xhaka është lojtar i madh dhe prej tij varet shumë loja e Zvicrës”, tha Stojkoviq.

Lexo edhe:  Shqipëria niset me 8 dardanë për Gjermani