Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës folklorike Xhelil Haxhiu nga Smrekonica e Vushtrrisë
Me pikëllim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të rapsodit ë muzikës folklorike, Xhelil Haxhiu, nga Smrekonica e Vushtrrisë. I ndjeri ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore “Akumulatori” dhe i ansamblit “Rilindja” nga Smrekonica, duke kontribuar ndër vite në pasurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
Xhelil Haxhiu ishte një figurë e dashur për bashkëfshatarët e tij, si dhe për të gjithë ata që e njihnin përmes muzikës së tij dhe përkushtimit ndaj artit folklorik.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 8 tetor 2024, në orën 15:41 me ikindi, në varrezat e fshatit Smrekonicë.