Shiu deperton në Kliniken e Pediatrisë që u renovua vitin e kaluar, pacientët mbrëmë u detyruan të largohen nga dhomat

Shiu po depërton në dhomat e pacientëve në objektin e vjetër të Klinikes së Pediatrisë, duke shkaktuar shqetësime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e pacientëve.

Mbrëmë, pacientët u detyruan të largohen nga dhomat e tyre për shkak të rrezikut nga ujit, shkruan Jepi zë

Objekti ishte izoluar vitin e kaluar me një kredi nga Banka Botërore, përmes së cilës janë shpenzuar rreth 1.2 milion euro për izolimin e disa klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka njoftuar gazetari Bujar Vitia në foton e publikuar nga ai.

Duket se këto investime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të siguruar një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për pacientët.

Ndryshe të shpeshta janë rastet kur investimet e bra nga shteti dalin jo kualitative sepse pas një kohe të shkurt dëmtohen./Jepi zë

 

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim