Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një shqiptar në Mitrovicën Veriore

Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar ai.

Elshani ka thënë se Arsenjeviq është arrestuar pasi i ka rënë bilbilit pranë një restorantit të sapohapur.

“Aty po bënte zhurmë, kështu që këta filluan të protestonin se po i shqetësonte”, ka deklaruar ai.

Një person i nacionalitetit shqiptar ka protestuar dhe i është afruar Arsenijeviqit, thotë Elshani, dhe pothuajse ka pasur kontakt fizik.

“Të dy janë në stacion tani, do të japin deklarata”, ka potencuar Elshani.

Lexo edhe:  Peja tronditet nga një rast tjetër, një 8 vjeçar bie nga kati i tretë