Kërkesa e Gjermanisë për CEFTA-n, Bislimi thotë se me Sarrazinin “folëm për futboll”
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se “folëm për futboll” në takimin që e realizoi sot me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.
Pas përfundimit të takimit, i pyetur për diskutimet me Sarrazinin, ai tha se “folëm për futboll”.
“Nuk ka pasur rezultate [takimi]. Kemi diskutuar”, tha ai.
Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi