Rrihen ndërmjet vete dy vajza në Mitrovicë të Veriut

Dy të dyshuara, femra kosovare, janë arrestuar dje pasdite, pasi janë rrahur mes vete.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Kral Petar”, në Mitrovicë të Veriut, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, deri te përleshja fizike mes të dyshuarve ka çuar një mosmarrëveshje mes tyre.

“Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “Sulm”.

Lexo edhe:  Gjendet e vdekur një grua afër shtëpisë në Mitrovicë