Tollovi në FSK, stafi i ‘Beni Dona’-s po përgatisin ushqim bashkë me kuzhinierët e ‘huazuar’ nga Meza e Studentëve

Tollovi në FSK, stafi i ‘Beni Dona’-s po përgatisin ushqim bashkë me kuzhinierët e ‘huazuar’ nga Meza e Studentëve

Sot është paraparë që sipas kontratës ushqimi ushtarëve t’u servohet nga operatori ‘Hajdini Comerc’.

Megjithatë, një gjë e pazakontë po ndodh në kazermën e FSK-së në Mitrovicë. Kuzhinieret e huazuar nga Meza e Studentëve në Prishtine po asistohen nga stafi aktual i kompanisë ‘Beni Dona’.

Burime te sigurta brenda Forcave te Sigurisë se Kosovës kanë bërë të ditur për Insajderin se ushtarëve ushqimi po u gatuhet duke kombinuar stafin.

Këto burime kane thënë për Insajderin se, ndonëse iu është thënë një ditë përpara që stafit të Beni Dona të asistojnë ushtaret në përgatitjen dhe servimin e ushqimit, sot po ndodh e kundërta. Ata po asistojnë kuzhinierët e sjellë nga Meza e Studenteve e UP-së.

Insajderi nuk ka arritur te kuptojë ende nëse i njëjti “regjim” po praktikohet edhe në kazermat e tjera.

Ministria që udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, me 18.09.2024, kishte nënshkruar tenderin për ushqim në vlerën prej 2,149,000.

Lexo edhe:  Shpaloset një flamur i madh serb në veri