Kjo është vajza që dyshohet se e shantazhoi 34-vjeçarin në Ferizaj pasi qëndruan në motel

Raporti i afërt me një burrë i kushtoi me arrestim një vajze 19-vjeçare në Ferizaj. E reja fillimisht kërkoi ndihmën e Policisë duke e raportuar palën tjetër, por që ia bëri ‘gropën’ edhe vetes. Gazeta Sinjali raportoi sot se e dyshuara përfundoi në pranga nën dyshimet për shantazh, ndërsa edhe burri me të cilin u fut në telashe po hetohet për një rast tjetër.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se vajza e arrestuar për këtë rast është N.Sahiti, e cila është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.

“Pas raportimit  se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Si ka ndodhur rasti dhe cilat janë detajet?

Bazuar në informacionet që ka Sinjali, palët janë takuar para dy ditësh, pas mesnate dhe kanë kaluar kohë në motel ‘Fati’ në fshatin Muhoc të Ferizajt.

Gjatë qëndrimit aty, për orë të tëra, çifti dyshohet se nuk u nda fort mirë dhe patën fjalosje, e madje debati mes tyre eskaloi edhe në sulm, ku viktimë ishte 19-vjeçarja.

Siç thonë të njëjtat burime, konflikti mes tyre vazhdoi edhe në biseda në rrjete sociale, por nuk u denoncua në Polici, pasi e dyshuara kishte bërë plan që ta kushtëzonte e shantazhonte 34-vjeçarin për të mos e raportuar.

Lexo edhe:  Përleshje mes të rinjëve në Prishtinë, një 18 vjeçar bëhet për spital

Sinjali ka mësuar se 19-vjeçarja i kishte kërkuar 1 mijë euro nga i dyshuari për të mos e denoncuar në Polici lidhur me rastin e sulmit.

Por, meqë paratë nuk arriti t’i marrë, e dyshuara veproi kështu, e madje raportoi se edhe është sulmuar seksualisht nga i dyshuari derisa kanë qenë në motel.

Denoncimi i saj e aktivizoi Policinë, por pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, u zbulua rasti i shantazhit dhe për pasojë dy palët përfunduan në stacion policor.

Ndaj të dyshuarës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, ndërsa burri i dyshuar është lënë i lirë për t’u hetuar në procedurë të rregullt për veprën penale “Sulmi”.