Lajm i mirë: Sot pritet të dalin pagat, emërohet u.d i drejtorit të Thesarit

Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave në sektorin publik, përkundër se afati ligjor ka kaluar dje.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Ministria e Financave ka emëruar, të martën, Xhevat Zejnullahun në pozitën e u.d. të Drejtori të Thesarit.

Rrjedhimisht, siç merr vesh gazeta online Reporteri.net ekzekutimi i pagave pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Mirëpo, sipas Ligjit për Pagat dita e djeshme ka qenë e fundit për ekzekutimin e pagave për punëtorët në sektorin publik.

Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.

Lexo edhe:  Shiste stoli ari të falsifikuar, arrestohet prishtinasi