Hajnat i futen mërgimtarit në shtëpi: I vjedhin armë dhe disa pajisje tjera

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër shtëpi private dhe jo vetëm. Hajna herë të vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, madje edhe të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në një fshat të Ferizajt. Disa persona të armatosur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në Greme, teksa pronari i saj ndodhet në mërgim.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, ata kanë arritur të marrin nga aty disa pajisje dhe armë zjarri.

Si rezultat i denoncimit nga familjarët e mërgimtarit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  “Jua q* shtetin, Policinë e Albin Kurtin”, Zbulohet identiteti i serbit që shau policët në veri