Nesër mbyllet tërësisht për qarkullim rruga “Drenica” në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se rruga “Drenica” nesër, më 1 tetor, do të jetë tërësisht e mbyllur nga mëngjesi, shkruan Jepi zë.

Arsyeja e mbylljes së kësaj rruge janë punimet që po bëhen në të. Nesër pritet të bëhet asfaltimi i shtresës së dytë të saj.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, se nesër (01.10.2024) rruga “Drenica” nga ora 08:00 do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike, pasi që do të bëhet asfaltimi i shtresës së dytë të këtij segmenti rrugor.

Kërkojmë mirëkuptimin nga të gjithë qytetarët, që deri të përfundojë asfaltimi të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Lexo edhe:  Të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e avancuar, mbërrijnë në Shqipëri dronët “Bayraktar”