Dasma e djalit të Shkurte Fejzës i bën bashkë Ramush Haradinajn dhe Lulzim Bashën

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është i njohur për pjesëmarrjen e tij të shumtë nëpër dasmat kosovare, sonte ka qenë pjesë e gëzimit të familjes së këngëtares Shkurte Fejza.

Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga dasma e familjes Fejza, ku këngëtarja po e marton djalin e saj. Në tavolinën e Haradinajt shihet edhe politikani shqiptar Lulëzim Basha.

Haradinaj u ka uruar atyre martesën.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën”, shkroi Haradinaj.

Lexo edhe:  Rrihet brutalisht imami llapjan, dalin emrat e të dyshuarve