Cana: Nuk besoj që Duka e njeh mirë Serbinë

Shqipëria dhe Serbia do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian U21 që do të mbahet në vitin 2027.

Kjo pritet të zyrtarizohet më 16 dhjetor nga UEFA. Ky fakt ngjalli reagime anekënd trojeve shqiptare.

Për çështjen ka folur edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Cana ka thënë se nuk beson që presidenti i FSHF-së, Armando Duka e njeh mirë Serbinë. Ai tutje tha se Duka nuk e di se si kosovarët e kanë përjetuar historinë në ish-Jugosllavi.

Lexo edhe:  Mosmarrëveshja për pagesë – Ky është i dyshuari që i goditi me veturë dy persona te një punëtori në Prishtinë