Grushti i “çeliktë” i Ardian Krasniqit, momenti kur ia “fikë dritat” kundërshtarit

Ardian Krasniqi ka arritur me sukses ta mbrojë titullin e kampionit të boksit në WBO Intercontinental.

Boksieri nga Juniku, njëherësh edhe nipi i Luan Krasniqit, e mposhti me nokaut qysh në raundin e parë boksierin afrikan Saul Ivan Male.

Në meçin e zhvilluar në Ludwigsburg, të Gjermanisë, Krasniqi kishte përkrahjen e shqiptarëve, të cilët nuk i zhgënjeu dhe me një grusht të ”hekurt” e fitoi meçin shumë shpejt.

Pas meçit, Ardiani u shpreh se ishte i lumtur me fitoren, duke premtuar edhe titullin e kampionit botëror.

“Shumë shpejt do e sjelli kampionin botëror. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur këtu për të më mbështetur”, u shpreh Krsaniqi.

Ardian Krasniqi nuk di ende për humbje në boksin profesionst, ku ka regjistruar 10 fitore.

https://x.com/permantexg/status/1840144926962790420?s=46&t=EiCnHRPTT2N90zEBQOPNfg

Lexo edhe:  Andi Zeqiri me familje dhurojnë banesë për një familje në Ferizaj (Video)