Aksidenti i rëndë në Gjakovë, dy persona të lënduar – shoferi bëri tejkalim të rrezikshëm teksa ishte në gjendje të dehur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur orët e mbrëmjes të së shtunës, ku dy vetura raportohet se kanë qenë të përfshira, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga ky aksident dhe kanë dhënë detaje se si ka ardhur deri te përplasja e automjeteve.

Shkaktari i aksidentit raportohet të ketë ndodhur për shkak të tejkalimit të rrezikshëm të shoferit i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Aksidenti ka qenë me lëndime të rënda, por dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe:  Kleriku serb në Vushtrri gjendet i vdekur brenda kishës, aty gjendet edhe një letër