Hallakamë me kompaninë bullgare në Aeroportin e Prishtinës, dështon për dy ditë radhazi udhëtimi për në Gjermani
Një moment të frikshëm e të rrezikshëm e kanë përjetuar të shtunën udhëtarët e linjës ajrore Prishtinë-Hamburg.
Ata u rrezikuan nga dy shpendë të cilat u goditën me motorin e avionit duke shkaktuar probleme në fluturim.
Avioni u detyrua të bënte ulje të detyruar në aeroportin e Prishtinës për shkak të dëmtimeve.
Insajderi merr vesh se shqiptarëve që kanë prerë biletat për t’u nisur në Hamburg të Gjermanisë s’iu është bërë e mundur të fluturojnë as sot.
Kompania përgjegjëse e gjithë kësaj “tollovie” është firma bullgare GP Aviation.
Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga tollovia e krijuar si shkak i vonesës së fluturimit për në qytetin e Gjermanisë nga Kosova.