Policia vazhdon t’i “çarmatosë” kosovarët, nëntë armë të konfiskuara vetëm dje

Policia e Kosovës po vazhdon t’i konfiskojë armëmbajtjet pa leje. Vetëm përgjatë ditës së djeshme ka konfiskuar nëntë armë në tetë raste të ndryshme.

Në raportin ditor të së dielës, Policia e Kosovës njofton për pesë raste të armëmbajtjes pa leje vetëm në rajonin e Prishtinës. Njëri nga ta është rast i kanosjes, ku i arrestuari dyshohet ta ketë kanosur me armë ish të dashurën e tij, shtetase e Shqipërisë, raporton Insajderi.

“Rr. Abedin Sogojeva, Fushë Kosovë/28.09.2024-09:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistolet me një karikator me 8 cop fishekë. I dyshuari gjithashtu kishte kanosur me armë ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Dy raste të tjera të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në zonat kufitare, gjegjësisht në pjesën e bjeshkëve të Belegut dhe Radushës.

Lexo edhe:  Mos ia mësyni Prishtinës për fundjavë, do të mbyllen disa rrugë