Një ton drogë në Pejë | Gjykata e çon në paraburgim të arrestuarin shtetas i Shqipërisë
Gjykata ka vendosur që të dërgoi në paraburgim shtetasin e Shqipërisë duke miratuar kështu kërkesën e Prokurorit Ersan Qavolli.
Pas këtij vendimi, Aleks Gërbi është dërguar në mbajtje për 30 ditë.
Ai dyshohet se së bashku me 9 persona të tjerë kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Gërbi është arrestuar gjatë një aksioni të Prokurorisë së Pejës, ku është sekuestruar drogë në vlerë rreth pesë milionë euro.