Ky është i dyshuari për rrahjen brutale të 26-vjeçarit në Lipjan, arrestohet dhe ndalohet
Incidentet në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eksalojnë në përleshje fizike, siç ndodhi mbrëmë në Lipjan.
Në rrugën “Hamëz Jashari” një person u rrah brutalisht dhe për pasojë përfundoi me lëndime të rënda.
Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari është një 24-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fatlum Vishesella nga fshati Rufc i Ri, i cili u arrestuar si i dyshuar lidhur me rastin.
I riu është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin dhe motivet që e çuan të përfshihej në rrahjen brutale.
Viktima që u sulmua nga Vishesella është një 26-vjeçar, i cili ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”