Shijojeni diellin edhe sot, temperaturat parashihet të shkojnë deri në 29°C

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme në Gjakovë, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Lexo edhe:  “E paska zbuluar ujin e nxehtë!” Haradinaj tallet me Kurtin, e quan mashtrues lidhur me deklaratën për anëtarësim në BE e NATO