Bedri Hamza për ngushëllime në familjen Jashari për vdekjen e motrës së Adem Jasharit
Kryetari i Mitrovicës, njëherit kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot familjen Jashari në Prekaz, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Havë Jasharit, motrës së Kryekomandantit legjendar, Adem Jasharit.
Ai është pritur nga vëllai i madh i të ndjeres, Rifat Jasharit, shkruan Jepi zë.
Hamza gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij, nënkryetarët Vlora Çitaku dhe Enver Hoxha.