Trepça vazhdon largimin e punëtorëve, disa po i dërgon edhe në Polici për keqperdorim të pozitës zyrtare
Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se ka larguar edhe një punëtor me iniciale S.N.
I njejti sipas njoftimit lënda e këtij punëtori është dërguar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se S.N. ka bërë keqpërdorim të pozitës, shkruan Jepi zë.
Njoftimi i plotë:
Me datën 25.9.2024 z. S.N. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A. me nr.prot:5621 të datës 25.9.2024.
Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.
Po ashtu, me datën 18.9.2024 lënda ka shkuar në Krimet e Rënda Ekonomike për shkak se z.S.N. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar të paraparë në nenin 414 par.2 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS.