Basketbollisti i Pejës nuk ia jep dorën lojtarit serb që e shkroi “Kosova është Serbi”

Basketbollisti i Pejës, Andi Ahmeti, ka refuzuar që t’ia zgjasë dorën basketbollistit serb të klubit grek Maroussi, Miroslav Raduljica, pas përfundimit të takimit.

Kjo për shkak se Raduljica, në një postim të klubit të tij ditë më parë kishte shkruar “Kosova është Serbi”.

Sekuenca është publikuar nga Asist.

Sonte, Peja u mposht në Greqi nga Maroussi në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për FIBA Europe Cup.

Skuadra e Rami Hadar, u mposht me rezultat 98 me 75.

Përballja e dytë mes dyja skuadrave pritet të zhvillohet të enjten.

Lexo edhe:  Vetura inteligjente e policisë identifikon 917 kundërvajtës për 5 javë në trafik në një qytet