Në zonën 40 voziti 122 km/h, policia e gjobit me 400 euro dhe ia merr lejën për 9 muaj
Policia në Gjilan ka gjobitur një shofer i cili në zonën 40 km/h po ngiste veturën e tij me shpejtësi 122 km/h.
Në komunikatën e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 400 euro, katër pikë negative si dhe i është marrë leja për 9 muaj.
Komunikata:
Gjilan, 24 shtator 2024
Njësiti policor i Stacionit Policor në Viti ka shqiptuar gjobën në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 122 km/h.