Prishtinë: Nxënësi shkon në shkollë me thikë, arrestohet i mituri

Është arrestuar një i mitur, nxënës i një shkolle të mesme në Prishtinë, pasi tek i njëjti i është gjetur një thikë. Policia ka bërë të ditur se kontrolli është kryer nga stafi i shkollës.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, pasi që gjatë kontrollit nga stafi i shkollës i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Lexo edhe:  Rrahen dy femra në një lokal në Prishtinë (video)