Dorëzohet në Polici i shumëkërkuari Sefë Fetoshi, ndalohet për 48 orë

I shumëkërkuari nga autoritetet e sigurisë, Sefë Fetoshi, është dorëzuar sot në Polici, zbulon ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i njëjti pas intervistimit nga Policia, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Për çka akuzohet Fetoshi?

Një operacion policor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, i zhvilluar më 28 mars, në disa lokacione në Prizren dhe Gjakovë, rezultoi me arrestimin e dy personave. Rasti i koduar si ‘Swis’ rezultoi me identifikimin e të dyshuarve për shitblerje dhe shpërndarje të drogës, por jo të gjithë u arrestuan.

Tre personat që ishin cak i Antidrogës ishin Kushtrim Bytyqi, pronar i lokalit ‘Swiss’, Enis Shtavica dhe Sefë Fetoshi.

Ky i fundit, pronar i ‘Velunia Club’ në Prizren pati arritur që të shpëtojë nga prangat. Ai, atë kohë edhe pse kishte arritur që t’i shmangej arrestimit, ishte shfaqur në rrjete sociale.

Lexo edhe:  Bastisje në një shtëpi në Gjilan, 18-vjeçari kapet me armë ilegale