Shpresa Maxhuni: Mjekja Vushtrriase që po ndërton nje karrierë të suksesshme në Finlandë

Dr. Shpresa Maxhuni Veseli, një mjeke e talentuar nga Vushtrria, po ndërton një karrierë të suksesshme në Finlandë. Ajo përfundoi studimet e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 2016 dhe që nga viti 2017 jeton e punon në Finlandë, ku së bashku me bashkëshortin e saj, gjithashtu mjek, i janë përkushtuar profesionit të tyre.

Me një ambicie të veçantë për të specializuar në Gjinekologji, Dr. Shpresa synon të ndihmojë gratë në momente kyçe të jetës së tyre, duke kontribuar në mirëqenien e komunitetit ku ajo vepron. Suksesi i saj është një burim krenarie për qytetin e saj të lindjes, Vushtrrinë, dhe një frymëzim për të rinjtë që ndjekin karrierën në mjekësi.

Lexo edhe:  Incidenti në ‘Bon Vivant’: 20 persona demoluan lokalin pasi s’morën rezervim, menaxheri përfundon në spital