Vdes punëtori në Prizren pasi bie nga ndërtesa

Një punëtor derisa ishte duke punuar në një objekt në Prizren, ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 07.10.2022 rreth orës 12:00 në Prizren.

“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në një objekt, ka rënë aksidentalisht nga objekti ku si pasojë e plagëve që ka pësuar, ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Lexo edhe:  Ky është serbi që u qëllua për vdekje nga një shqiptar në Gjermani