Ku është i dyshuari që e bëri për spital 53-vjeçarin në Shtime, kërkohet nga Policia
Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale
Një rast i tillë ka ndodh edhe dje, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime. I dyshuari, i cili është në kërkim nga Policia, e ka rrahur brutalisht një 53-vjeçar.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është Flamur Ruhani dhe kërkohet për rastin i cili është iniciuar si ‘Lëndim i rëndë trupor’.
Motivet e sulmit akoma nuk dihen, por ajo që dihet është se viktima, ka përfunduar në spitalin e Ferizajt për shkak të lëndimeve të rënda.
Aty edhe e ka marrë trajtimin e duhur mjekësor pas rastit që i ka ndodh dje.