Moti për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 19-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Ditën e martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.
Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 – 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
Të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.
Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me sukses.