Mitrovicasi që u qëllua dje për vdekje do të varroset sot në Vinarc
Dje në qendër të Mitrovicës, më saktësisht në rrugën “Fatime Hetemi” dje u privua nga jeta një qytetar nga Mitrovica.
Mitrovicasi Florim Zeqiri dje u qëllua për vdekje rreth orës 10:00 të mëngjesit, shkruan Jepi zë.
Dorasi ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës poashtu deri tani nuk ka asnjë të dyshuar, së paku zyrtarisht.
I ndjeri Zeqiri pritet të varroset sot në Vinarc të Poshtëm në ora 16:00 me kohen e Ikindisë./ Jepi zë